Berisha dhe Lela

Shefi i propagandës së Berishës fantazon vrasjen e Edi Ramës nga mjekët

19 Prill 2023, 11:54| Përditesimi: 19 Prill 2023, 15:28

  • Share

Shefi i propagandës së Sali Berishës, Alfred Lela, ka fantazuar vrasjen e Edi Ramës nga mjekët.

Ai ka postuar një fotomontazh me dy foto në Facebook, në njërën prej të cilave është një sekuencë e një filmi, ndërsa poshtë saj është një fotografi e disa mjekëve shqiptarë, mes të cilëve Profesor Arben Gjata, të cilët kryen ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e apendicitit të kryeministrit Rama dy ditë më parë.

Lela e shoqëron fotomontazhin me diçiturën: “Vrasja e Kennedy: Një mjek, Apendisiti i Ramës: Pesë.”

Kryeministri Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e appendicitit dy ditë më parë në  QSUT.

Ndërhyrja u krye nga një ekip mjekësh të QSUT-të të drejtuar nga Profesor Arben Gjata. Kreu i qeverisë shkroi një ditë më pas se ndihej mirë dhe se kishte shkuar në shtëpi ku do vijonte riaftësimin.

Kryeministri Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apendicitit dy ditë më parë në  QSUT.

Ndërhyrja u krye nga një ekip mjekësh të QSUT-të të drejtuar nga Profesor Arben Gjata. Kreu i qeverisë shkroi një ditë më pas se ndihej mirë dhe se kishte shkuar në shtëpi ku do vijonte riaftësimin.

Përveç kësaj, postimi i Lelës ka edhe një pasaktësi. Në fotomontazh në rastin e Kennedy-t ai shkruan fjalën ‘një mjek’, ndërsa sipas mjekut që e ka operuar, në një intervistë rreth 40 vitemë pas, në operacion kanë qenë të pranishëm dhjetëra mjekë. /Hashtag.al

Postimi i Lelës

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TARRASI MARRUI: 19/04/2023 12:34

    Shikoni fantomasin shëmtyrën byth lëpirsin alfred lelin . Ja shkruaj emrin me shkronja të vogla se alfredi është top muti i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?