Takimi Kosovë-Serbi do të jetë i fokusuar më integrimin drejt Bashkimit Europian për të dyja vendet, është bërë me dije përmes një deklarate të përbashkët të njoftuar nga komisioneri përgjegjës për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell përpara takimit të tretë në Bruksel me përfaqësues të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit
Në deklaratën e tij para takimit të tretë Kosovë-Serbi, shefi i politikës së Jashtëm të Bashkimit Europian Joseph Borrell u shpreh se gjatë këtij takim I ata do të fokusohen në ndjekjen e çështjeve të ngelura pezull në takimin e kaluara. Sipas tij dy janë çështjet më të rëndësishme Ajo e të zhdukurve të luftës dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike.
“Këto bisedime nuk janë të lehta. Prandaj jam shumë i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin nga të dyja palët“, tha ai.
Borrell u shpreh i lumtur se ata i japin rëndësi dhe prioritet kryesor integrimit në BE dhe vazhdimësisë së punës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që është dhe elementi ky i rrugëtimeve përkatëse drejt BE-së
Pas përfundimit të takimit do të jetë radha e të dërguarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajcak për të folur në lidhje me takimin. Ndërkohë që para takimit u bë publike një deklaratë e përbashkët mes palëve në të cilën theksohej rëndësia e Integrimit Europian dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Lajmi kryesor:
Pas SHBA-së në Bruksel, sot takimi mes Borrell, Hotit e Vuçiç/ Shefi i politikës së Jashtme: Rruga për Serbinë dhe Kosovën Integrimi Europian
B.K.//ReportTv.al