Foto ilustruese

Shefi i Pfizer: Vaksina kundër variantit 'Omicron' do të jetë gati në mars! Kemi nisur prodhimin, efektive edhe ndaj varianteve të tjera

10 Janar 2022, 17:20| Përditesimi: 10 Janar 2022, 17:21

  • Share

CEO i Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se në muajin mars do të jetë gati vaksina kundër variantin 'Omicron' të koronavirusit.

Mësohet se Bourla ka theksuar se kompania Pfizer tashmë ka filluar prodhimin e dozave të vaksinës kundër Omicron.

Ndër të tjera ai ka shpjeguar se vaksina do të jetë efektive edhe kundër varianteve të COVID që tashmë janë në qarkullim.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Qipro, u konfirmua varianti i ri i koronavirusit, i quajtur 'Deltacron', bashkim i dy varianteve, Delta dhe Omicron.

Varianti Omicron i koronavirusit ka pushtuar të gjithë botën duke shkaktuar kështu një valë të re infektimesh.

Mësohet se ky variant i koronavirusit, është më ngjitës por më pak i rrezikshëm se variantet e tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?