Arjan Hoxha dhe Gazment Bardhi

Kronikë

Shef i sigurisë në PD Elbasan, kush është Arjan Hoxha, ish-drejtori i Burgjeve kur Bardhi ishte ministër i Drejtësisë! Ish-kreu i Krimit Ekonomik në kohën e Berishës

22 Prill 2021, 14:25| Përditesimi: 22 Prill 2021, 14:29

  • Share

Në njoftimin e policisë sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë u plagosën, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë  për shtabin elektoral  të subjektit politik Partia Demokratike për  qarkun  Elbasan.

Po kush është Arjan Hoxha?! Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD, akuza për vrasje dhe pengmarrje! Në makinën që kishin bllokuar asnjë provë për shitblerje votash


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?