Komisariati nr.6 në Tiranë

Kronikë

Merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje, SHÇBA ndalon inspektorin e policisë kriminale në Tiranë

25 Gusht 2021, 18:15| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 18:34

  • Share

TIRANË- Një inspektor policie është ndaluar nga SHÇBA për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, pasi ka marrë para dhe ka lejuar ndërtimet pa leje duke mos ndërhyrë.

Inspektori Levzat Veselaj, 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, u ndalua pas kallëzimit të shtetasit E.B.

Pas hetimit të policisë, rezultoi se punonjësi i policisë Levzat Veselaj gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, ku ka kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

SHÇBA njofton se vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?