SHBA/Zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen për Covid

8 Qershor 2020, 15:51| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 15:54

  • Share

Në Shtetet e Bashkuara autoritetet po u kërkojnë pjesëmarrësve në protesta lidhur me vdekjen e George Floyd, që të testohen për të kuptuar nëse janë infektuar nga COVID-19, pas më shumë se 10 ditë protestash e marshimesh pa ruajtur distancën fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo theksoi nevojën për kryerjen e testeve duke shtuar se shteti po hap 15 qendra të reja testimi. Ai u kërkoi banorëve të mos rrezikojnë.

Thirrje të ngjashme lidhur me nevojën për të kryer testime kanë ardhur nga drejtues shtetesh e qytetesh si Atlanta, San Francisko dhe Siatëll.

Ekspertët në Florida thonë se njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje distancimin fizik me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese.

Sipas tyre shifrat janë rritur gjithashtu pas nisjen e protestave lidhur me vdekjen e George Floyd


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 65 viktima. 'Boom' të infektuarish nga COVID-i në Amerikën Latine! Dy javë karantinë kush futet në Britaninë e Madhe


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?