SHBA/Trazira në rrugë, një i vdekur në Portland (VIDEO)

30 Gusht 2020, 09:07| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 10:55

  • Share

Një person u qëllua për vdekje në Portland, Oregon të SHBA-së ku protestuesit e Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ u përleshën me një grup të madh mbështetësish të presidentit Donald Trump.

Portland prej tre muajsh ka qenë skenë e protestave, që nga vrasja e afrikano amerikanit George Floyd nga policia në Minneapolis.

Trump iu referua qytetit në fjalimin e tij të enjten duke pranuar nominimin e republikanëve si kandidat për president për një mandat të dytë.

Më 26 gusht, gjatë protestave të organizuara pas vrasjes së Jacob Blake, një afrikano-amerikan i cili u qëllua nga pas shpine në prani të fëmijëve të tij dhe që sipas familjarëve të cilët kanë cituar raportimet e mjekëve, do të mbetet i paralizuar për gjithë jetën gjetën vdekjen dy persona.

Nga New York-u në Seattle, lëvizja 'Black Lives Matter' doli në rrugë për të protestuar kundër brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?