SHBA-ja me 1 453 viktima në 24 orët e fundit nga Covid19, numri më i lartë që nga 27 maji

1 Gusht 2020, 13:44| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 13:49

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat nga pandemia Covid19 për shkak të numrit të lartë të të vdekurve.

Në 24 orët e fundit ka pasur 1 453 viktima, ndërsa 153,882 është numri total i viktimave që prej fillimit të koronavirusit. Ky është numri më i lartë i të dhënave ditore që nga 27 maji, kur u regjistruan 1,484 viktima.

Të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” tregojnë se janë identifikuar 66 mijë e 986 raste të reja me Covid19.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë ndodhet Brazili.

 Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?