Foto ilustruese

Drejtësia, donacionet e tërmetit dhe fondet publike! SHBA jep 5.5 mln $ për ngritjen e Akademisë së Transparencës

4 Qershor 2020, 10:45| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 10:52

  • Share

SHBA-ja do të ndihmojë për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA) me shumën 5.5 milionë dollarë.

Ambasada Amerikane me anë të njoftimit thotë se akademia do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Sipas saj kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së:

Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

Postimi i ambasadës së SHBA-së

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?