Mint Butterfield

SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur

26 Prill, 10:43| Përditesimi: 26 Prill, 10:45

  • Share

Një 16-vjeçare, e cila është vajza e dy miliarderëve të njohur të Silicon Valley, Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe policia thotë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të San Franciskos.

16-vjeçarja është vajza e kanadezit SteWart Butterfield, ish-CEO i Slack, dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e Flickr.

Mint Butterfield u pa për herë të fundit të dielën dhe ndërkohë ndjek një konvikt privat lokal dhe jeton me nënën e saj.

Ka qenë gruaja që ka denoncuar zhdukjen të hënën, ndërkohë që deri tani autoritetet nuk kanë mundur që të arrijnë në gjurmët e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?