SHBA/ Vritet nga policia një tjetër afrikano-amerikan, protesta dhe tension në Los Angeles (VIDEO)

1 Shtator 2020, 16:46| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 16:50

  • Share

Një tjetër afrikano amerikan është vrarë nga policia në SHBA. Kësaj here ngjarja ka ndodhur në Los Angeles.

Sipas mediave, Dijon Kizzee, 29 vjeç fillimisht u ndalua nga një patrullë policie pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Paskësaj, ai u përlesh me oficërët duke i qëlluar ata me grushta dhe mundi të arratisej nga vendngjarja.

Policët fillimisht u vunë në ndjekje të tij dhe më pas e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur.

Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i policisë thuhet se ai u qëllua pasi u konstatua se mbante me vehte të fshehur një armë.

"Agjentët vunë re se ai kishte një armë gjysmë automatike” - shpjegoi policia.

Pas të shtënave, një turmë demonstruesish dolën në rrugë duke protestuar.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas plagosjes së një tjetër afrikano amerikani, Jacob Blake i cili u qëllua nga policia pas shpine në prani të fëmijëve të tij dhe teksa po tentonte të futej në makinë. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën por sipas mjekëve do të mbetet i paralizuar.

Nga New York-u në Seattle, lëvizja Black Lives Matter prej disa ditësh ka dalë në rrugë për të protestuar kundër brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera në vend.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden janë përplasur sërish, për shkak të dhunës që ka shpërthyer në protesta.

Biden e ka akuzuar presidentin amerikan si nxitës të dhunës dhe e ka akuzuar atë për përkeqësimin e situatës me retorikën e tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polipol: 01/09/2020 19:39

    Sa frikacak qe jan,10 veta shpatull ne shpatull me siguri duke u dhi ne brek perkundrejt i te shkreti shtrir perdhe, zoti i vraft ashu si e vran

    Përgjigju
  • Albi: 01/09/2020 17:10

    Kjo ashte polici. Jo si policija shqiptare si tallen horate me ta. Hallall

    Përgjigju
    • Bledi: 01/09/2020 17:55

      Albi varet sa pushtet i jep policit si e ben ligjin ska te beje shqiptare amerikane gjermane ne kohen e xhaxhit polici ta fuste me shpulle e sta mbante ta shikoje ne sy jo me te te kalonte ne mendje ti bije ne Sarande me thone prinderit e mi nga 1960-1970 kishte vetem dy police dhe ata pa dhembe e nuk levizte miza

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?