SHBA, vrasja e shqiptares nga ish-burri, Ruko zbulon detaje: Para se të masakronte Suelën, Renato rrahu prindërit e vet! Mund të dënohet me vdekje

1 Shkurt, 19:45| Përditesimi: 1 Shkurt, 20:31

  • Share

Përfaqësuesi i shoqatës ‘Vatra’ në Florida të SHBA-ve, Tasim Ruko, nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë ku 34 vjeçari shqiptar Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliaj.

Ruko tha se i gjithë komuniteti shqiptar në Florida është tronditur nga ngjarja, ndërsa teksa ka dhënë detajet duke zbuluar se 34 vjeçari nën efektin e lëndëve narkotike ka dhunuar fillimisht prindërit e tij dhe më pas në orën 3 të mëngjesit ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas të cilën e ka goditur me thikë në praninë e vajzës së tyre 8 vjeçare.

“Kohët e fundit nuk jetonin bashkë, sepse Renato ishte përdorues i lëndëve narkotike. Suela i kishte dhënë një shans që nëse i ndërpriste këto vese do të ishte i mirëpritur në shtëpinë e saj. Por kanë pasur një vajzë që i lidhte me njëri-tjetrin, kishin marrëdhënie si shokë dhe jo më si bashkëshortë. Renato vinte shpesh në shtëpinë e Suelës, e kishte celësin se nuk e kishte ndërruar bravën e derës. Por të hënën në mëngjes në orën 2 e gjysmë të natës, Renato duke përdorur lëndët narkotike qëllon prindërit e tij, u ka shkaktuar faktura, nëna e tij shkoi në spital. Pas kësaj shkoi në shtëpinë e Suelës në 3 të mëngjesit.  Suela ishte me gjithë gocën, ky shkon me thikë dhe e masakron në mënyrë çnjerëzore duke i prerë kokën. Jemi tmerruar të gjithë si komunitet. Këtë e pa vajza 8 vjecare”- tha Ruko.

Ai tha se autori i ngjarjes së rëndë ka qenë problematik që në fëmijëri, ndërsa shtoi se mes Renatos dhe Suelës kishte edhe një disnivel intelekti për shkak se e ndjera ishte e shkolluar dhe punonte si menxhere banke në Florida ndërsa 34 vjeçari, si shofer.

“Ishte shofer. Në fëmijëri ka pasur probleme nuk ka qenë i rregullt. Por ishin nga e njëjta zonë, por ishin në disnivel intelekti me njëri tjetrin se Suela ishte menaxhere banke”- u shpreh ai më tej.

Shteti amerikan i Floridas e aplikon dënimin me vdekje dhe përfaqësuesi i Vatrës tha se në këtë rast autori mund të marrë këtë dënim, përjashtim bën vetëm nëse rezulton të ketë probleme psikike.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 02/02/2024 00:43

    Hallall Prinderve te Vajzes. Cfare Njerezish te medhenj, kan pranuar Prinderit e ketij maskarait. Po cfare faji kane Prinderit mor aman. Kush esht Ai prind qe i thot bravo ketyre gjak prisherve. Ngushullime te dyja Familjeve se kan nje Mbes per te rritur. U preht ne Paqe Vajza Dhe Te kete jete te gjate vogelushja e do zoti pa trauma e probleme!!

    Përgjigju
  • Ilir: 01/02/2024 20:49

    Ky nuk do prinderit,nuk do femijen e vet,aq me Pak gruan...kujt i duhet Ky jezit?! Zot na fal,por ky sa frymon kot, drejtesia të beje ate qe duhet bërë ne kete rast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?