Antony Blinken

SHBA vendos sanksione 25 personave në Bjellorusi, Blinken: Fundi i regjimit të Lukashenkos

17 Janar 2023, 22:50| Përditesimi: 17 Janar 2023, 22:58

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për kufizime të vizave ndaj 25 personave në Bjellorusi, në përgjigje të nisjes së gjykimit në mungesë të lideres së opozitës, Svetlana Tikhanovskaya dhe aktivistëve të tjerë pro-demokracisë.

Ky vendim vjen pasi Tikhanovskaya, e cila shpalli fitoren ndaj liderit autoritar Aleksandër Lukashenkon në zgjedhjet e vitit 2020, po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste.

“Këto gjykime të motivuara politikisht janë shembulli i fundit i përpjekjeve të regjimit të Lukashenkos për të frikësuar dhe shtypur ata që kërkojnë drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut dhe një Bjellorusi demokratike”, tha përmes një deklarate për media sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Aleati kryesor i presidenti rus Vladimir Putin, Lukashneko ka udhëhequr me këtë shtet të ish-Bashkimit Sovjetik që nga viti 1994. Ai për vite me radhë ka qenë subjekt i sanksioneve amerikane.

Në mars të vitit të kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione ekonomike ndaj Lukashenkos për shkak të korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fiksi: 20/01/2023 15:08

    hahahahahah, esht si ti vedh sanksione, taulant balles, olta xhaxhkes, ed rames e kshu me rradhe, edhe ne fund do thote shqiperise i erdhi fundi, hahahahaha, me vdek gazit ne cfar cmendurie qe ka hyre perndimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?