Bota

SHBA: Urdhri për sulmet brutale ndaj civilëve është nga Vladimir Putin

10 Prill 2022, 17:20| Përditesimi: 10 Prill 2022, 19:42

  • Share

Shtëpia e Bardhë konfirmoi informacionin për ndryshimin e udhëheqjes së trupave ruse në Ukrainë dhe shpjegoi se urdhri për terrorizimin dhe brutalizimin e civilëve vjen nga "nivelet më të larta" të Kremlinit, deri te Vladimir Putin.

Kështu deklaroi Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili i tha CNN se “çështja e krimeve të luftës dhe mizorive në Ukrainë” bie mbi “Kremlinin dhe presidentin rus”.

Sullivan e quajti gjithashtu gjeneralin e ri të zgjedhur nga Putin për të udhëhequr operacionet në Ukrainë "një tjetër autor të krimeve dhe brutalitetit kundër civilëve. Dhe Shtetet e Bashkuara, siç e kam thënë tashmë, janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur rezistencën e Ukrainës kundër tij dhe forcave që ai komandon tani”.

Gjenerali Dvornikov filloi karrierën e tij në 1982, mori pjesë në Luftën e Dytë të Çeçenisë dhe udhëhoqi trupat ruse në Siri në 2015. Qasja brutale e parë në veprim në ato dy fushata duket të jetë një model që rusët po e aplikojnë, edhe një herë, në Ukrainë. 


Lajmi kryesor:

Kolona ushtarake ruse prej 12 km drejt Kharkiv! SHBA: Urdhri për të vrarë civilë, nga Putin! Kuleba: Gjermania e Franca s’lejuan anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2008, sot vuajmë pasojat


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?