SHBA/ Uragani Sally godet brigjet e Alabamas (FOTO)

16 Shtator 2020, 16:40| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 16:42

  • Share

Uragani Sally ka goditur sot bregun e Alabamas, duke shkarkuar shira te rrëmbyeshëm që kanw përmbytur shumë zona nga Florida në Misisipi.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), uragani Sally është klasifikuar si një stuhi e Kategorisë 2, me erëra deri në 165 km/orë, si dhe rreshje të mëdha shiu dhe stuhi.

Gati 400,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të erërave dhe shirave që goditën linjat e energjisë duke shkaktuar përmbytje në shtëpi dhe rrugë.

Sally është prirësi i një serie shqetësimesh tropikale që janë formuar ditët e fundit në Oqeanin Atlantik dhe që po shkojnë në mënyrë kërcënuese drejt Gjirit të Meksikës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?