Historia e pazakontë/ U shitën në lindje, dy binjaket identike ribashkohen përmes TikTok-ut, zbulojnë të vërtetën

26 Janar, 15:57| Përditesimi: 26 Janar, 18:10

  • Share

Amy dhe Ano dy binjake identike, u shitën në dy familje të ndara. Vite më vonë e zbuluan njëra-tjetrën rastësisht falë një shfaqjeje talentesh televizive dhe një videoje të TikTok.

Vajzat duke hulumtuar të kaluarën e tyre, kuptuan se ishin mes mijëra foshnjave në Gjeorgjia të vjedhura nga spitalet dhe të shitura, të cilat kanë vijuar deri në vitin 2005 raporton BBC.

Pavarësisht përpjekjeve zyrtare për të hetuar atë që ndodhi, askush nuk është mbajtur ende përgjegjës.

Historia se si Amy dhe Ano zbuluan njëra-tjetrën fillon kur ata ishin 12 vjeç.

Amy Khvitia ishte në shtëpinë e kumbarës së saj duke parë programin e saj të preferuar televiziv, Georgia's Got Talent kur pa një vajzë që kërcente dhe dukej tamam si ajo. Jo vetëm si ajo, në fakt, identike. Ia tregoi familjes por ata nuk i kushtuan vëmendje. Shtatë vjet më vonë, në nëntor 2021, Amy postoi në TikTok një video me flokët blu e vetull të shpuar. 320 kilometra larg në Tbilisi, 19-vjeçares Ano Sartania ia tregoi videon një mik. 

Ano nisi të kërkonte për vajzën që i ngjasonte. Shpërndau videon në një grup WhatsApp për të parë nëse dikush mund të ndihmonte. Dikush që e njihte Amy-n e pa mesazhin dhe i kontaktoi në Facebook.

Të dy kanë lindur në maternitetin Kirtskhi - i cili nuk ekziston më - por, sipas certifikatave të lindjes, ditëlindjet e tyre ishin dy javë diferencë. Fillimisht menduan se nuk mund të ishin motra por kishte shumë ngjashmëri, por më pas zbuluan të vërtetën.

Asnjë nga familjet birësuese nuk e dinte që vajzat ishin binjake dhe pavarësisht se kishin paguanin shumë para për të birësuar vajzat e tyre, ata thonë se nuk e kuptuan se ishte e paligjshme. 

Amy dhe Ano pas ribashkimit vendosën të kërkonin nënën e tyre biologjike të cilën e takuan në një hotel në Leipzig. Nëna e tyre u tregoi se pas lindjes u sëmur dhe ra në koma. 

Kur u zgjua, stafi i spitalit i tha asaj se foshnjat kishin vdekur menjëherë pas lindjes.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?