SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)

8 Prill, 17:52| Përditesimi: 8 Prill, 17:57

  • Share

Një avion Boeing në SHBA është përfshirë në një incident.

Gjatë ngritjes nga pista, pasagjerët filmuan nga sediljet e tyre përmes dritares, një pjesë të avionit që shkëputet.

Më pas avioni me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

 Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra kur u kthye, ndërsa në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi vazhdon.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?