Paul Pelosi

SHBA, sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti! Në pranga agresori

28 Tetor 2022, 15:12| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 15:55

  • Share

Shtëpia e udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e së premtes. Për pasojë ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj, Paul Pelosi.

Sipas mediave amerikane 82-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe po hetohen motivet e ngjarjes së rëndë.

Nancy Pelosi nuk ishte në shtëpinë e saj në San Franciskos kur ndodhi incidenti i rëndë.

“Kryetarja dhe familja e saj u janë shumë mirënjohës mjekëve për reagimin e tyre me profesionalizëm dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i Pelosit.

Çifti janë të martuar që nga viti 1963.

Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?