Bota

SHBA, sulm me armë në shkollën e mesme, humb jetën një nxënës plagoset polici! Një i arrestuar

13 Prill 2021, 08:22| Përditesimi: 13 Prill 2021, 08:25

  • Share

Një sulm me armë ka ndodhur brenda ambienteve të një shkolle në Tenesi të SHBA-ve. Nga sulmi ka mbetur i vdekur një nxënës, u plagos një efektiv police, ndërsa është arrestuar një i ri, që mendohet se është po nxënës në këtë shkollë.

Policia u lajmërua se një person ishte i armatosur në mjediset e shkollës  së mesme Austin -East, por kur ajo mbërriti atje është përballur me shkëmbimin e zjarrit, ku një prej efektivëve mbeti në i plagosur, ndërsa viktimë ka mbetur edhe një nxënës i shkollës.    

Policia arrestoi një person dhe mbetet ende e paqartë nëse është autori i ngjarjes apo jo.

Ky sulm është episodi më i fundit pas një seri masakrash me armë zjarri që janë regjistruar në SHBA gjatë javëve të fundit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?