Në foto ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj me funksionarë të lartë të policisë së Shtetit, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Luli-Faber dhe Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin në SHBA, Alina Romanowski

SHBA/ Siguria kufitare e Shqipërisë, Xhafaj merr mbështetjen e zv.kordinatores amerikane për antiterrorizmin

23 Mars 2018, 20:28| Përditesimi: 23 Mars 2018, 20:34

  • Share

Takimi i radhës në Departamentin e Shtetit, i Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, ishte me Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin, Alina Romanowski dhe nënshkrimi i marrëveshjes me të. Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmit.

Ministri Xhafaj, prezantoi në këtë kontekst, reformat e ndërmarra në këtë fushë duke përfshirë edhe ato për policimin në komunitet, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe përmirësimin e marrëdhënies me komunitetin, me fokus parandalimin e kriminalitetit. Ai theksoi gjithashtu se prioritet për qeverinë shqiptare mbetet ruajtja dhe menaxhimi i integruar i kufijve, proces i cili asistohet teknikisht edhe nga Departamenti i Shtetit, përmes një sërë projektesh konkrete.

Romanowski vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguroi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane sa i takon sigurisë kufitare. Ajo inkurajoi proceset e nisura në Policinë e Shtetit, veçanërisht reformën e policimit në komunitet, zbatimi me sukses i të cilës do të ndikojë në parandalimin e kriminalitetit dhe radikalizmit.

Ministri Xhafaj e informoi Romanowski-n lidhur me reformat e tjera të rëndësishme në luftë kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandimit të migrantëve etj.

Palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis dy qeverive, në fushën e luftës kundër terrorizmit.

Komento

Komente

  • Bertani: 23/03/2018 22:23

    Ktij i them hallall une. Te te presi amerika ne takim do te thot qe pret nga ty.

    Përgjigju
  • Erii: 23/03/2018 22:22

    Kte qe kur beri reformen ne drejtesi vdesin nderkombetaret

    Përgjigju
  • Antoneta: 23/03/2018 22:22

    Mbeshtetje nga DEA do te thot qe beson te shqiperia dhe reformat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?