Reperi i njohur si Takeoff

SHBA/ Qëllohet për vdekje reperi i njohur 'Takeoff', u ekzekutua me plumb në kokë në një festë private

1 Nëntor 2022, 16:36| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 16:42

  • Share

SHBA - Reperi amerikan Kirshnik Khari Ball, i njohur me emrin e artit si Takeoff, pjesë e grupit Migos është qëlluar për vdekje në Houston, Teksas. Vetëm pak orë pasi publikoi klipin e tij më të fundit, 28-vjeçari u vra në një vend ku luhet bowling. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Menaxheri i tij ka konfirmuar se është vrarë Takeoff, ndërsa në rrjet po qarkullojnë reagime nga më të ndryshmet që luten të mos jetë ai. Fansat janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Takeoff ishte në një festë private ku morën pjesë 40-50 persona kur dikush qëlloi me armë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjetën Takeoff me plagë në kokë dhe qafë. Reperi ndërroi jetë në vendngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?