Ajay Banga

SHBA propozon Ajay Banga-n në krye të Bankës Botërore, pritet riformim 'drastik' i institucionit

23 Shkurt 2023, 22:52| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 22:55

  • Share

Administrata Biden kanë propozuar Ajay Banga-n, ish-drejtorin ekzekutiv për një kohë të gjatë të Mastercard, si presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore, një përzgjedhje që ka të ngjarë të riformojë në mënyrë drastike institucionin e zhvillimit global dhe të zgjerojë ambiciet e tij për të luftuar ndryshimet klimatike.

Emërimi do të nisë një proces konfirmimi njëmujor përpara një vendimi përfundimtar nga bordi i Bankës Botërore. Nuk është e qartë nëse ndonjë vend tjetër do të propozojë një kandidat. Presidenti i Bankës Botërore është tradicionalisht një qytetar amerikan i zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara.

Nëse konfirmohet, nga zoti Banga pritet përvojë të madhe në drejtimin e organizatave të mëdha dhe njohuri të thella të ekonomisë dixhitale. I rritur në Indi, ai do të sillte një kuptim të drejtpërdrejtë të sfidave me të cilat përballen vendet në zhvillim në kontinente të ndryshme të botës

“Ajay është i pajisur në mënyrë unike për të udhëhequr Bankën Botërore në këtë moment kritik të historisë”, tha Presidenti Biden në një deklaratë. “Ai ka shpenzuar më shumë se tre dekada duke ndërtuar dhe menaxhuar kompani të suksesshme globale që krijojnë vende pune dhe sjellin investime në ekonomitë në zhvillim dhe duke udhëhequr organizatat nëpër periudha ndryshimesh thelbësore.”

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?