Lufta/ Izraeli tërheq trupat nga jugu i Gazës, mbetet një brigadë! Ministri Gallant: Gati për çdo skenar me Iranin

7 Prill, 07:17| Përditesimi: 7 Prill, 22:14

  • Share

Ushtria izraelite ka tërhequr trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë.

Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për të pushtuar qytetin e Rafah në jug të enklavës palestineze, një nga projektet e kryeministrit Beniamin Netanyahu që synon shkatërrimin e grupit militant të Hamasit.

Tërheqja e ushtarëve nga zona jugore e gazës, përkatësisht nga qyteti Khan Junis vjen në prag të rinisjes së raundit të ri të negociatave në në Kajro, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.

Negociatat në Kajro synojnë arritje e një armëpushimi dhe shkëmbimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi prej 7 tetorit.

Ndërkaq menjëherë pas lajmit se ushtarët izraelitë janë tërhequr pjesërisht, me mijëra banorë të Khan Younis që ishin zhvendosur në Rahaf janë kthyer në banesat e tyre për të parë se çfarë ka mbetur.

Shtëpia e Bardhë duke komentuar tërheqjen e forcave izraelite nga Jugu i Gazës tha se mund të jetë vetëm për pushimin dhe riorganizimin e tyre.  Zëdhënësi i sigurisë në shtëpinë e Bardhë John Kirby tha se ishte e vështirë të kuptosh se çdo të thotë në këtë moment kjo tërheqje. 

Nga ana tjetër kryeministri izraelit gjatë një mbledhje të kabinetit të luftës deklaroi se nuk do të ketë asnjë armëpushim pa lirimin e pengjeve. Sipas tij nuk është Izraeli që po kushtëzon negociatat, por Hamasi. Duke marrë shkas nga protestat masive që shpërthyen një ditë më parë në tel Aviv ku kërkoj lirimi i pengjeve dhe dorëheqje e Netanyahut, shefi i qeverisë izraelite bëri thirrje që i gjithë kombi të qëndrojë i bashkuar.”

"Sistemi i mbrojtjes ka përfunduar përgatitjet për një përgjigje kundër çdo skenari që mund të zhvillohet me Iranin": tha ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant.

Ora 22:10
Mijëra izraelitë tubojnë jashtë parlamentit në Jerusalem, kërkojnë të arrihet marrëveshje për pengjet

1712520748_izrael.jpg

Mijëra izraelitë janë mbledhur jashtë parlamentit në Jerusalem, duke bërë thirrje për arritjen e një “marrëveshjeje pengjesh”.

Demonstrata, e organizuar nga familjet e pengjeve, shënon gjithashtu gjashtë muaj nga dita e kapjes së tyre nga Hamasi

Ora 20:25
Zyrtari iranian paralajmëron Izraelin se ambasadat e tij s’janë më të sigurta

1712514364_luftanerripinegazes.JPG

Një këshilltar i lartë ushtarak iranian e ka paralajmëruar Izraelin të dielën se asnjëra prej ambasadave të tij nuk janë më të sigurta, pas sulmit të javës së kaluar në Damask për të cilin u fajësua Izraeli, raporton Rel.

Tensionet rajonale janë rritur duke kërcënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në muajin e shtatë të dielën.

Ora 17:33
Këshilltari i Liderit Suprem të Iranit paralajmëron Izraelin: Asnjë prej ambasadave të tua në botë nuk janë të sigurta

1712504093_yjrtyjrtjtjryyj.JPG

Rahim Safavi

Gjenerali Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar Izraelin këtë të diel se asnjëra prej ambasadave izraelite nuk janë më të sigurta, pas sulmit të javës së kaluar në Damask.

Komentet e gjeneralit Safavi lënë të kuptohet se Irani do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Siri më 1 prill, ku u vranë dy gjeneralë iranianë, si pasojë e sulmit izraelit.

“Asnjëra prej atyre ambasadave të regjimit [Izraelit] nuk janë më të sigurta”, tha Safavi, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

Ora 17:31
Gaza/ Banorët e Khan Yunis kthehen në shtëpitë e tyre pas largimit të forcave izraelite

 

Shumë palestinezë që ishin strehuar në Rafah janë kthyer në Khan Yunis për të parë se çfarë ka mbetur nga banesat e tyre pas tërheqjes së trupave izraelite.

Pjesa më e madhe e banorëve kanë humbur gjithçka, por disa prej  janë të lumtur kur shohin se diçka është shpëtuar.

Thuajse të gjitha ndërtesat janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve intensive nga Izraeli.

 

Ora 15:53
Lufta në Gaza, kryeministri izraelit: Nuk ka armëpushim pa kthimin e pengjeve

1712498160_netanyahu.jpg

"Unë ia kam bërë të qartë komunitetit ndërkombëtar: Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve. Nuk do të ndodhë". Kështu kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë për luftën në Gaza.

"Kjo është politika e qeverisë izraelite", shtoi ai, duke shpjeguar se "nuk është Izraeli ai që po e pengon një marrëveshje". "Është Hamasi. që e pengon marrëveshjen”, tha më tej kryeministri Izraelit.

Ora 15:18
Protestat masive në Izrael, Netanyahu bën thirrje për unitet: Jemi afër fitores

1711398310_netanyahu.png

Benjamin Netanyahu 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një apel për "unitetin e vendit" duke dënuar demonstratat periodike në të gjithë Izraelin kundër tij dhe qeverisë.

Ai tha se "në këto orë një pakicë ekstreme dhe e dhunshme po përpiqet të tërheqë vendin në ndarje".

"Nuk ka asgjë që armiqtë tanë duan më shumë. Ata do të donin që ndarja e brendshme dhe urrejtja e paarsyeshme të na ndalonin”,- shtoi Netanyahu.

Ora 13:33
Mijëra izraelitë protestojnë në Tel Aviv kundër qeverisë! Tubime në 50 vende, duan marrëveshje për lirimin e pengjeve

 

Më shumë se 100 mijë izraelitë, shkruajnë mediat e huaja, u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve.

Organizatorët e protestës të cituar nga media lokale thanë se tubime po zhvilloheshin në rreth 50 vende të tjera në mbarë vendin, përveç Tel Avivit.

Protestuesit akuzuan edhe njëherë autoritetet se nuk i kanë menaxhuar situatat e krijuara që nga sulmi i 7 tetorit, dhe i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu të japë dorëheqjen nga posti dhe t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. “6 muaj ferr” ishte parulla kryesore e kësaj proteste gjigante teksa nuk munguan në disa raste dhe përplasjet me forcat e sigurisë.

Protestuesit në Tel Aviv ndezën zjarre në rrugën “Kaplan”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat u shuan me shpejtësi nga policia. Më pas oficerët përdorën forcën për të larguar njerëzit që dolën në rrugë, ndërsa folësit e demonstratës u përpoqën të rifitonin kontrollin.

Ndërkohë në frontin e luftës në Gaza, 4 ushtarë të tjerë u vranë në jug të Rripit, duke e çuar në 260 numrin total të fataliteteve në radhët e ushtrisë. Demonstratat e fundit vijnë pasi negociatat për armëpushim – të cilat përfshijnë diskutime për lirimin e robërve – janë vendosur të zhvillohen në Kajro. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara. Izraeli I shpalli luftë Gazës, pasi Hamasi kreu një sulm vdekjeprurës më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë  robër më shumë se 200 të tjerë.

Më shumë se 100 janë liruar që atëherë, por të tjerët mbeten të robëruar në Gaza. Në gjashtë muajt e fundit, sipas autoriteteve palestineze të paktën 33,137 palestinezë janë vrarë dhe 75,815 janë plagosur në sulmet izraelite.

Ora 13:13
Izraeli tërheq të gjitha trupat nga Gaza jugore, ka mbetur vetëm një brigadë

Gjatë natës, ushtria izraelite tërhoqi të gjitha trupat tokësore nga Rripi jugor i Gazës, pas gjashtë muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis.

Aktualisht ka mbetur vetëm një brigadë, Nahal. Brigada Nahal ka për detyrë të mbrojë korridorin e quajtur Netzarim, i cili kalon Gazën nga zona Be'eri në jug të Izraelit deri në brigjet e saj.

Ora 08:35
Izraeli: 4 ushtarë të vdekur në jug të Gazës, numri tani është 260

1711993478_uyrktykuytrkurkr.JPG

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e 4 ushtarëve në luftime në Gaza, në jug të Rripit.

Zëdhënësi ushtarak e bëri të ditur këtë, duke shtuar se "burra të armatosur që dolën nga një tunel në një ndërtesë të shkatërruar hapën zjarr ndaj trupave patrulluese përgjatë rrugës logjistike të ushtrisë izraelite në Khan Yunis".

Ata janë Ido Baruch (21 vjeç), Amitai Even Shoshan (20), Ilai Zair (20) dhe Reef Harush (20). Numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza tani është rritur në 260.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 07/04/2024 20:45

    Nese bota do te kete paqe duhet izoluar shteti terrorist cifut dhe ata qe e mbeshtesin kete vend gjakatar te ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?