SHBA përfshihet nga protestat pas plagosjes nga policia të një afrikano amerikani (VIDEO)

25 Gusht 2020, 11:06| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 12:24

  • Share

Për të dytën ditë radhazi protesta të shumta kanë përfshirë SHBA, pasi të dielën policia e Wisconsin qëlloi me armë duke plagosur një person me ngjyrë, në kohën që ai po hipte në automjetin personal dhe teksa fëmijët e tij po shikonin ngjarjen nga makina.

Imazhet e sulmit të policisë u shpërndanë në media dhe shkaktuan zemërimin e popullsisë, të irrituar që prej vrasjes disa kohë më parë të afroamerikanit George Floyd.

Guvernatori dhe kreu i Bashkisë së Wisconsin u shprehën se do të krijojnë kushtet e sigurisë për protestuesit, ndërkohë që ekziston frika e përhapjes së një valë të dytë infeksionesh Covid-19. 

Protestuesit të hënën u mblodhën përpara ndërtesës së gjykatës në Kenosha dhe u përleshën me policinë.

Zyrtarët kanë frikë për rikthimin e protestave të ngjashme me ato që u shfaqën pas vdekjes së George Floyd, të cilit u përhapën në rang global. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?