Foto nga avioni luftarak F-16

SHBA/ Pentagoni: Po punojmë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16​

24 Janar, 15:18| Përditesimi: 24 Janar, 15:19

  • Share

Pentagoni pret që këtë vit Ukraina të marrë avionët e parë luftarakë F-16, infrastrukturën përkatëse dhe pjesët e këmbimi për ta, deklaroi kreu i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Celeste Wallander.

“Ne po punojmë si koalicion për t’i siguruar Ukrainës një aftësi fillestare operacionale me programin e saj të F-16-ave në vitin 2024. Programi përfshin trajnimin e pilotëve edhe teknikëve, përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pjesë këmbimi dhe municione”, tha Wallander, raportojnë mediat e huaja.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?