Foto ilustruese

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

26 Prill, 19:43| Përditesimi: 26 Prill, 19:48

  • Share

Pas miratimit nga Kongresi amerikan këtë javë të paketës së ndihmës prej 61 miliardë dollarë në mbështetje të Ukrainës, mediat amerikane raportojnë se qeveria e SHBA po planifikon një paketë të re të ndihmës ushtarake me vlerë miliarda dollarë që Kievi të mbrohet kundër pushtimit rus.

SHBA-ja po përgatitet të nënshkruajë një paketë të ndihmës ushtarake afatgjatë prej 6 miliardë dollarësh. Kësti do të jetë pjesë e ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të miratuar nga Kongresi. Sipas raportit, planet do të bëhen publike gjatë një takimi virtual të grupit të kontaktit të udhëhequr nga SHBA-ja për të mbështetur Ukrainën.

Gazeta amerikane “Politico” thotë se kjo nuk pritet të jetë një ndihmë e menjëhershme. Presidenti Joe Biden njoftoi për paketën e re dhe të menjëhershme ushtarake për Ukrainën që arrin në 1 miliard dollarë.

Kjo përfshin kryesisht pajisje për mbrojtjen ajrore, artileri, sisteme raketore dhe automjete të blinduara nga stoqet e ushtrisë amerikane. Dy përfaqësues të qeverisë amerikane raportuan se 6 miliardë dollarët përfshijnë kontrata që do t’u jepen kompanive amerikane të mbrojtjes për të ndërtuar pajisje të reja për Ukrainën si pjesë e një programi financimi të SHBA-së.

Sipas Politico, blerjet me vlerë 6 miliardë dollarë do të bëhen nga industritë ushtarake amerikane dhe do të jenë artikuj të rinj, që do të thotë se ato nuk do të arrijnë në duart e ushtrisë ukrainase për disa vite.

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën që kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj në shkurt 2022 vlerësohet të ketë arritur në 45 miliardë dollarë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditori: 27/04/2024 08:30

    ESAPI SHTËPIS NUK DEL NË PAZAR.NUK E KUPTOJ SE ÇI DUHET POPUJVET SESA DHE TË Ç'FAR LLOJI,KARAKTERISTIKASH TAKTIKO_LUFTARAKE JAN MJETET ELUFTËS NË UKRAINË QË JEPEN NË FORMA TË NDRYSHME.NË KËTË MËNYRË DËMTOHET LUFTA,MË SAKTË QUHET SPIUNAZH MEDOATIK,PËR MUA I SHËRBEN LUTËS RUSE.SA MË PAK PËRMOS ME THËNË ANJË SHKRIM PËR NDIHMAT PËD UKRAINËN DOTË THOTË JETË TË SHPËTUARA MË SHUMË DHE NJË FITORE MË TË SHPEJTË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?