SHBA/ Nuk e kishim dëgjuar më parë, vend i pazakontë ku një burrë tentoi të fshihte armën në avion

2 Janar 2023, 13:03| Përditesimi: 2 Janar 2023, 13:12

  • Share

Kemi dëgjuar raste nga më të ndryshmet, se si janë fshehur armët në aeroport, por të sigurt se një rast të tillë nuk e kishit dëgjuar. Një burrë nga Rhode Island është arrestuar  pasi kishte fshehur armën brenda dy kavanozave me gjalpë kikiriku në bagazhin e tij.

"Pjesët e armës ishin fshehur me mjeshtëri në dy kavanoza me gjalpë kikiriku. Oficerët tanë janë të mirë në punët e tyre dhe janë të përqendruar në misionin që kanë veçanërisht gjatë periudhës së udhëtimit të ngarkuar nga pushimet”, tha punonjësi i aeroportit.

Udhëtarët që planifikojnë të marrin armë zjarri në një avion duhet të kenë lejen e nevojshme, t’i deklarojnë dhe t'i paketojnë sipas udhëzimeve të TSA. Dënimi  mund të jetë deri në15,000 dollarë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?