SHBA/ Një person qëllon me armë zjarri gjatë festës së Halloween, 15 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

29 Tetor 2023, 16:24| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 16:31

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago në SHBA ditën e sotme.

Gjatë një tubimi që hap siparin e festës së Halloween, një person ka qëlluar me armë zjarri drejt turmës së njerëzve.

Sipas CNN, policia vendase ka raportuar për 15 persona të plagisur nga të shtënat, ku 9 prej tyre janë gra dhe 6 janë burra.

Kryeinspektori i policisë së Çikagos, David Brown deklaroi se tre nga 15 të plagosurit janë një 3-vjeçar, një 11-vjeçar dhe një 13-vjeçar, si dhe.dy perosna të tjerë, një burrë 48-vjeçar dhe një 26-vjeçare, raportohet të jenë në gjendje kritike shëndetësore pasi kanë marrë plagë të rënda.

Fatmirësisht autori është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë. Policia amerikane bën me dije se gjatë momentit të arrestimit autori kishte me vete armën me të cilin besohet se ka kryer masakrën.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?