SHBA/ Nga 20 shtatori ndalohet shkarkimi i aplikacioneve TikTok dhe WeChat…Për të mbrojtur sigurinë kombëtare

18 Shtator 2020, 14:26| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 14:28

  • Share

"Për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara", Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër që duke filluar nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat, në pronësi të grupeve kineze Tencent dhe ByteDance.

Shënimi zyrtar i Departamentit thekson se ndalimet kanë për qëllim të mbrojnë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara duke eleminuar aksesin në këto aplikacione dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.

"Urdhëresa e re tregon edhe një herë se Presidenti Trump do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste të Kinës", tha sekretari i Departamentit të Tregtisë të SHBA. Wilbur Ross.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?