SHBA mund t’i heqë sanksionet Bjellorusisë

20 Maj 2022, 12:58| Përditesimi: 20 Maj 2022, 12:59

  • Share

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të heqin disa sanksione ndaj Bjellorusisë për gjashtë muaj në mënyrë që të transportohet grurë ukrainas përmes territorit të saj, pasi transporti përmes porteve ukrainase të bllokuara nga Rusia është i pamundur.

Agjencia e Lajmeve “Pravda Ukraine”  shkruan se zyrtarët amerikanë dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po shqyrtojnë një rrugë të mundshme për të eksportuar grurin ukrainas nëpërmjet Bjellorusisë në portin lituanez Klaipeda. Për ta bërë këtë, disa sanksione ndaj Bjellorusisë mund të hiqen për gjashtë muaj, siç janë ato për plehrat potasike të prodhuara në vend.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?