SHBA/ Mijëra demonstrues refuzojnë qëndrimin në shtëpi, protestojnë kundër masave kufizuese për COVID-19

25 Prill 2020, 05:12| Përditesimi: 25 Prill 2020, 05:19

  • Share

SHBA- Mijëra demonstrues në Wisconsin u mblodhën në kryeqytetin shtetëror, Madison, për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj.

Disa kishin vendosur maska në fytyrë në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe shumë të tjerë jo. Një pjesë e protestuesve mbanin në duar pankarta në të cilat shkruheshin kritika kundër guvernatorit të Wisconsin, Toni Evers, ndërsa pjesa tjetër lëviznin me banderola në mbështetje të Presidentit Trump.

Protesta mendohet të jetë më e madhja në llojin e saj deri më tani në SHBA. Ajo zhvillohet gati tre javë pasi Wisconsin mbajti një palë zgjedhje në person (pra jo elektronike, por me presencë të votuesve) për kandidatin për president të Demokratëve, midis garave të tjera të shtetit.

Që nga zgjedhjet e 7 prillit të paktën 19 njerëz, që votuan personalisht ose vullnetarë të tjerë që ishin punonjës të sondazhit, janë testuar pozitiv për COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?