SHBA/ Michelle Obama në postin e zv. Presidentes?!

22 Prill 2020, 04:13| Përditesimi: 22 Prill 2020, 04:16

  • Share

Kandidati për President në SHBA, Joe Biden ka surprizuar disi gjatë një interviste përballë ekspertit politik referuar “kërkimeve” të tij për një përfaqësues të postit të zv. President në SHBA nëse ai fiton zgjedhjet elektorale kundrejt Trump.

"Unë do ta merrja atë menjëherë (dmth nuk do ta mendonte dy herë si përzgjedhje)", u shpreh Biden referuar  ish-zonjës së parë Michelle Obama. "Ajo është e shkëlqyeshme. Di të menaxhoj situatën në problematika të cakutuara. Ajo është një grua me të vërtetë mirë. Obamat janë miq të shkëlqyeshëm", është shprehur më tej Biden në mbështetje të deklaratës së tij për Michelle Obaman.

Tashmë, pyetja e vërtetë kur bëhet fjalë për Michelle Obama është a do ta ndihmonte ajo Biden duke shprehur gatishmërinë për tu bërë zv.Presidente?

Sipas disa opinionistëve, gjasat që një gjë e tillë të ndodh janë totalisht 0. Kujtojmë se, në librin e saj “Becoming”, zonja e parë Michelle Obama shprehet se: "Unë do ta them direkt këtu: Unë nuk kam ndërmend të kandidoj për zyra, kurrë më".

Vitin e kaluar, në një intervistë me Conan O'Brien, zonja Obama përsëri përjashtoi mundësinë e kandidimit për president (ose ndonjë zyrë tjetër) - duke sqaruar se koha e saj në Shtëpinë e Bardhë e kishte bërë të pamundur që ajo të kishte një jetë "normale".

Komento

Komente

  • opioninion: 22/04/2020 10:20

    11 para eshte vatre vekjsoni.DHE e 2eshte propleme i madh vrasje

    Përgjigju
    • Axha: 22/04/2020 11:26

      Shka je ka thon or taj?

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?