Kongresi Amerikan

SHBA mesazh Turqisë: Aleatët e NATO-s nuk duhet të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi ishujt Egje

7 Dhjetor 2022, 11:29| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 11:26

  • Share

Kongresi amerikan i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë për fluturimet mbi ishujt grekë, i cili përfshinte një referencë përkatëse në tekstin shoqërues të buxhetit të mbrojtjes (NDAA) që u finalizua mbrëmjen e së martës, raportojnë mediat e huaja.

“Ne besojmë se aleatët e NATO-s nuk duhet të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi hapësirën ajrore të aleatëve të tjerë të NATO-s”, theksuan ligjvënësit amerikanë në tekstin shpjegues.

Formulimi specifik shihet si një deklaratë e qëllimit legjislativ nga Kongresi për administratën e Biden, pasi dërgon mesazhin se sfidat e Ankarasë në Egje duhet të adresohen përpara se Shtëpia e Bardhë t'i dërgojë Kongresit një njoftim zyrtar për marrëveshjen e F-16.

Referenca specifike për fluturimet është rezultat i muajve të negociatave në Kongres për të përfshirë një ndryshim në tekstin e projektligjit.

Përpjekja për të miratuar një amendament për F-16 dështoi, duhet theksuar se amendamentet fillimisht ishin thjesht një mjet shtesë, pasi senatori Robert Menendez vazhdon të mbajë të drejtën e vetos si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Madje, në një intervistë të fundit për ERT, ai përsëriti edhe një herë se nuk do të japë miratimin për dhënien e avionëve luftarakë Turqisë. Vihet re se ky projektligj parashikon që ai të vihet në dispozicion të Ukrainësndihmë ushtarake prej të paktën 800 milionë dollarësh të tjerë. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?