Zëvendës Presidenti Mike Pence njoftoi të shtunën gjatë një takimi me task forcën për koronavirusin se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka bërë porosi në sasi të mëdha për maska N95 të nevojshme për të luftuar pandeminë COVID-19.
"Unë jam i kënaqur t'i raportoj Presidentit sot se HHS sapo vendosi një urdhër për qindra miliona maska N95, për t’i vënë në dispozicion të ofruesve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin", tha Pence.
Më pas, Pence tregoi për nevojën për të shtyrë disa procedura mjekësore paraprake në SHBA.
"Në emër të Presidentit, ne rinovojmë thirrjen që Amerikanët të shtyjnë procedurat mjekësore selektive, përfshirë shërbimet dentare, dhe kjo është një mënyrë tjetër për t'u siguruar që furnizimet mjekësore janë në dispozicion, duke shtyrë procedurat zgjedhore mjekësore, ju po çlironi furnizuesit mjekësor, duke iu dhënë hapsirë të merren me koronavirusin ", tha ai.
Lajmi kryesor: