SHBA: Mbi 1400 raketa Stinger dhe dronë për në Ukrainë

8 Prill 2022, 02:17| Përditesimi: 8 Prill 2022, 02:19

  • Share

Më shumë se 1400 raketa Stinger e më shumë se "5000" antitank Javelins dhe mbi 50 milionë fishekë municionesh për në Ukrainë. Këto janë disa nga artikujt në listën e përditësuar të armëve që Shtetet e Bashkuara janë zotuar t'i furnizojnë Ukrainës, disa prej të cilave tashmë kanë mbërritur në vend. Lista, raporton CNN, përfshin gjithashtu "qindra" dronë, pajisje për shikim natën, 45,000 grupe jelekësh antiplumb dhe helmeta dhe më shumë se 7,000 sisteme të tjera antitank përveç Stingers dhe Javelins.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?