SHBA, Kryetarja e Demokratëve-
Ruçit:Shqipëria,aleat i rëndësishëm

8 Dhjetor 2017, 12:57| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Demokratëve në SHBA, Nensi Pelozi. Ruçi i ka shprehur mirënjohje zyrtares amerikane për mbështetjen dhe angazhimin e SHBA ndaj Shqipërisë.

“Keni mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë. Është dëshira ime dhe e Parlamentit shqiptar që ju të vizitoni Shqipërinë”, tha Ruçi.

Nga ana e saj, Kryetarja e Demokratëve deklaroi se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i SHBA në Ballkan.

Pelozi: Shqiperia nje aleat i rendesishem i SHBA ne Ballkan. Do te jete nje kenaqesi te vizitoj Shqiperine.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?