SHBA, Kryemadhi takon Engel:
Reforma në drejtësi, prioritet

8 Dhjetor 2017, 13:08| Përditesimi:

  • Share
Në vjimi të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar me kongresmenin Elliot Engel, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Kryemadhi ka deklaruar se zbatimi i saj ka rëndësi jetike për shqiptarët, ndërsa për klasën politike është një përgjegjësi madhore që të mos humbë kohë me këtë proces.

Gjatë takimit, kryetarja e partisë së dytë opozitare ka falenderuar zotin Engel për mbështetjen e vazhdueshme të tij për Shqipërinë, në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit dhe integrimit, si në NATO ashtu edhe për në BE.

“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, ka deklaruar Kryemadhi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?