SHBA e konfirmon: Dërgesa e armëve në Izrael është bllokuar

6 Maj, 09:44| Përditesimi: 6 Maj, 10:14

  • Share

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, i cili nga ana tjetër ka nënvizuar se politika e SHBA në mbështetje të Izraelit nuk ka ndryshuar.

"Shtetet e Bashkuara dhanë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit, miratuan grantin më të madh suplementar dhe udhëhoqën një koalicion të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga sulmet iraniane", tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Më tej ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë "të bëjë atë që është e nevojshme për t'u siguruar që Izraeli të mund të mbrohet nga kërcënimet".


Lajmi kryesor:

Hamasi i thotë ‘po’ marrëveshjes për armëpushim, por Izraeli nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah! Propozimi, larg kërkesave tona


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?