SHBA, Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare: Koronavirusi mund të ndikojë në marrëveshjen tregtare me Kinën

12 Shkurt 2020, 05:55| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 06:11

  • Share

1581484287_9d9a04c24da14ea2b5c3bd7370671139.jpg

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Robert O'Brien tha se koronavirusi i Wuhanit mund të ketë pasoja negative për marrëveshjen tregtare SHBA-Kinë, por nuk do të ndryshojë rrënjësisht marrëveshjen. 

"Kjo mund të ketë një ndikim në fazën e parë të marrëveshjes", tha O'Brien mbrëmjen e së martës, megjithatë vijoi ai: Kjo nuk do të ndryshojë marrëveshjen. O'Brien ka theksuar se: "Duke qenë se në një pjesë të fazës së parë të marrëveshjes SHBA pret që Kina të shpenzojë shumë para për produktet bujqësore amerikane, duhet pritur dhe parë se si kjo funksionon."

Përsa i përketë teorisë së komplotit të virusit, O'Brien pranoi se nuk është e qartë se nga ka ardhur virusi, për këtë arsye sipas tij nuk mund të mohohet mundësia se ai mund të jetë krijuar fillimisht si një armë biologjike, sikurse ka sugjeruar senatori Tom Cotton nga Arkansas. 

"Unë kam parë ato raporte, edhe Twitter dhe interneti janë plotë me to," tha ai. "Nuk kam asnjë informacion, kështu që nuk mund të shprehem në një mënyrë apo tjetrën".

Ambasadori i Kinës në SHBA kritikoi Cotton për dhënien zë të teorive të tij të konspiracionit në një kohë kur nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me virusin, duke u shprehur se shumë gjëra për virusin mbeten të panjohura. 

Është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme nxitja e dyshimeve, thashethemeve dhe përhapja më pas e tyre midis njerëzve," tha ai.


Lajmi kryesor:

Shkon në 1115 numri i viktimave nga koronavirusi, dy raste të reja të infektuar në gjermani OBSH: Vaksina gati për 18 muaj


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?