Anija e kapur nga grupi Houthi

SHBA kërkon kthimin e anijes së kapur nga grupi Houthi

21 Nëntor 2023, 08:46| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 08:48

  • Share

SHBA ka denoncuar sekuestrimin e një anijeje mallrash në Detin e Kuq nga grupi Houthi të dielën.

“Kapja e anijes motorike Galaxy Leader nga Houthi në Detin e Kuq është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.

Ai tha se SHBA kërkuan lirimin e menjëhershëm të anijes dhe ekuipazhit të saj, përpara se të paralajmëronte se do të konsultohej me aleatët e saj dhe partnerët e OKB-së për të diskutuar hapat e mundshëm të ardhshëm.

Grupi Houthi ndau pamje dramatike, duke treguar se si e kapi anijen pasi luftëtarët ranë nga një helikopter në kuvertë. Pronari i anijes, Galaxy Maritime Ltd, tha se aktualisht po mbahet në portin Hodeidah të Jemenit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?