Momenti i arrestimit të Ovidio Guzman

SHBA kërkon ekstradimin e djalit të 'El Chapo'-s nga burgu i Meksikës

28 Shkurt 2023, 08:16| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 08:18

  • Share

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës ekstradimin e djalit të bosit të burgosur të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, i akuzuar se ka ndjekur hapat e babait të tij. Lajmin e bëri me dije një zyrtar i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman, i cili u kap në janar, dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij që kur El Chapo iu dorëzua Shteteve të Bashkuara në 2017.

Ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e Jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm, sipas zëdhënësit, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen e 32-vjeçarit, arrestimi i të cilit në qytetin veriperëndimor të Culiacan shkaktoi një reagim të dhunshëm të kartelit.

Dhjetë ushtarë dhe 19 kriminelë të dyshuar u vranë gjatë operacionit në bastionin e kartelit Sinaloa, me një shkëmbim zjarri dramatik që krijoi terror në aeroport.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?