SHBA/ Joe Biden zyrtarisht kandidat për president: Trump e ka futur vendin në errësirë

21 Gusht 2020, 11:53| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 13:30

  • Share

‘Trump e ka futur Amerikën në errësirë’ - ka deklaruar kandidati demokrat Joe Biden, gjatë fjalimit në Konventën e Demokratëve ku ka pranuar kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në natën e katërt të Konventës ai, Biden lëshoi akuza të forta ndaj presidentit republikan, Donald Trump duke akuzuar atë për kaos, frikë dhë gënjeshtra .

Ai ka akuzuar Trump për trajtimin në mënyrë të gabuar të krizës së shkaktuar nga Covid-19. 

Ai tha se Trump “nuk merr asnjë përgjegjësi” për përhapjen e sëmundjes dhe edhe pse kan kaluar disa muaj nga fillimi i krizës ai ende nuk ka një planë për përballimin e gjendjes. 

Biden tha se president aktual nuk arriti të mbrojë Amerikën … dhe kjo është e pafalshme.

Presidenti Trump  nuk ngeli prapa me akuzat , pai edhe ai sulmoi kundërshtarin e tij.

Presidenti Trump,  u shpreh se nëse doni të shihni sesi mund të jetë e ardhmja e amerikanëve nëse a zgjidhte president shikoni Minneapolis, anarkinë e dhunshme në Portland, trotuaret me gjak të Çikagos. Ndërkohë që nashkëpunëtori i Trump Tim Murtaugh,  shpreh se idetë e kandidatit demokrat janë socialiste.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?