SHBA, Joe Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

1 Mars 2020, 16:07| Përditesimi: 1 Mars 2020, 16:08

  • Share

Ish nënpresidenti Joe Biden, shënoi fitore të thellë të shtunën në zgjedhjet paraprake të demokratëve në Karolinën e Jugut, një hap thelbësor për të para zgjedhjeve të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”. Pas disa paraqitjeve të zbehta të zotit Bidenit në zgjedhjet paraprake në tre shtete, analistët parashikuan se fushata e tij do të merrte fund nëse ai nuk fitonte në Karolinën e Jugut, ku siguroi mbështetjen e fortë nga afrikano-amerikanët, të cilët paraqesin një përqindje të madhe të votuesve në këtë shtet.

Biden jo vetëm që mundi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili hyri në garën e Karolinës së Jugut si favorit në shkallë vendi, por ai e bëri këtë me lehtësi, duke u treguar votuesve se ai ende ka fuqinë që të sfidojë Sanders.

Me 99 për qind të votave të numëruara, zoti Biden doli i pari me 48.6 për qind, Bernie Sanders i dyti me 19.9 për qind dhe miliarderi Tom Steyer, i treti me 11. 3 për qind të votave.

Steyer i cili kishte investuar shumë në Karolinën e Jugut, pezulloi fushatën pas publikimit të rezultateve./VOA

Komento

Komente

  • Aldo: 01/03/2020 16:50

    Me duket si gjygjet e komunizmit. Mungon vec koci xoxe ose bedri spahiu si gjykates

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?