Harvey Weinstein, foto nga Spencer Platt

SHBA/ Ish-producenti i filmave të Hollivudit shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim

20 Dhjetor 2022, 09:06| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 09:15

  • Share

Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje. Gjykata në Los Angeles  të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burim.

Aktualisht fituesi i Oscarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.

Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale. Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999./REL

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?