Kosova & Rajoni

SHBA i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës 'Pfizer'

6 Shtator 2021, 20:49| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 20:51

  • Share

Shtetet e Bashkuara i dhuruan Kosovës mbi 503 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesa kryesore e vaksinave të ndara muajin e kaluar.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kjo sasi e vaksinave do t'i mundësojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj më shpejt.

"Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara", thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?