Shkatërrimi që tornado la pas

SHBA 'goditet' nga tornadot e njëpasnjëshme, regjistrohen më shumë se 50 viktima, vendi në kaos

11 Dhjetor 2021, 16:15| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 16:17

  • Share

Një nga netët më të tmerrshme të historisë, kanë përjetua mbrëmjen e djeshme disa shtete të SHBA, ku humbën jetën më shumë se 50 persona, pasi më shumë se 30 tornado kanë "goditur vendin".

Situata në vendet e prekura është totalisht kaotike, siç ka raportuar edhe guvernatori i Kentakit, numri i  viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim.

"Ne besojmë se numri viktimave nga kjo ngjarje pritet të rritet. Ne mendojmë se deri në fund do të jenë regjistruar nga 70-100 humbje jete" tha guvernatori i Kentakit Andy Beshear në një konferencë për mediat mëngjesin e sotëm.

"Kjo është një nga fatkeqësisht më të mëdha që ka përjetuar ndonjëherë Kentaki" tha drejtori i menaxhimit të urgjencës në vend, Michael Dossett, duke shtuar se kjo është një nga ditët më të errëta në historinë e vendit.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme pasi shumë fabrika, shtëpi, makina dhe prona privat tashmë janë shkatërruar.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?