Robert Card

SHBA/ Gjendet i vrarë autori i masakrës në Maine me 18 të vdekur e 13 të plagosur

28 Tetor 2023, 08:08| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 09:16

  • Share

Njeriu i dyshuar si autori i masakrës në shtetin e Maines në Amerikë është gjetur i vrarë  pas tre ditësh kërkime thotë policia.

Robert Card, 40 vjeç, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.

“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.

 Trupi i tij u gjet pranë lumit Androscoggin në zonën e Ujëvarës së Lisbonës, rreth 10 milje nga Lewiston, ku ndodhi dhe masakra.

Për tre ditë qindra policë u vunë në kërkim për arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Leëiston, në shtetin e Meinit.

Rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, hapi zjarr rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën e 25 tetorit 2023 në një bar sportiv.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?