Foto ilustruese

SHBA ekzekuton liderin i ISIS-it në Siri Hamza al-Homsi, katër trupa amerikane u plagosën

17 Shkurt 2023, 20:55| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 20:59

  • Share

Lideri i Shtetit Islamik (ISIS) Hamza al-Homsi u vra në Siri, pas një sulmi ajror të kryer të premten nga forcat amerikane së bashku me Forcat Demokratike Siriane. Komanda Qendrore e SHBA njoftoi të premten, duke thënë se katër pjesëtar të personelit ushtarak u plagosën në operacion.

“Mbrëmë, gjatë një sulmi me helikopter të SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane në verilindje të Sirisë, u vra Hamza al-Homsi, në këtë operacion u lënduan katër ushtarë amerikanë dhe një qen pune i trajnuar”, tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.

Katër trupa amerikane u plagosën në një sulm me helikopter në Siri gjatë operacionit për vrasjen e udhëheqësit të lartë të ISIS.

Zyrtarët i thanë CNN se forcat amerikane ishin "afër" al-Homsi kur ndodhi shpërthimi, duke vrarë al-Homsi dhe duke plagosur anëtarët e shërbimit amerikan. Është e paqartë në këtë pikë nëse shpërthimi ishte rezultat i një jeleku vetëvrasës, një kurthi me armë zjarri, apo diçka tjetër, thanë dy zyrtarë.

Tre nga pjesëtarët e shërbimit janë në gjendje të qëndrueshme, sipas një zyrtari tjetër ushtarak të njohur me operacionin, si dhe qeni i punës. Shërbimi i katërt ka pësuar lëndime të lehta dhe është rikthyer në detyrë, tha zyrtari. Asnjë trupë e Forcave Demokratike Siriane (SDF) nuk u lëndua në bastisje.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?