SHBA drejt fundit të marrëdhënieve tregtare me Rusinë

9 Prill 2022, 10:18| Përditesimi: 9 Prill 2022, 10:19

  • Share

1649459175_odesa.jpg

Presidenti i SHBA Biden tha se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ra dakord të ngrijë marrëdhëniet tregtare me Rusinë.

“Javën e ardhshme Dhoma e Përfaqësuesve "do të miratojë legjislacionin për të zyrtarizuar këtë revokim dhe është shpresa jonë që ajo të marrë një votë të fortë dhe dypartiake", tha Pelosi.

SHBA-të janë të vendosura të revokojnë statusin në koordinim me Bashkimin Evropian dhe G7, që do të thotë se të gjitha këto vende mund të rrisin tarifat për importet ruse për t'i shkaktuar dëme të mëtejshme ekonomike Moskës në hakmarrje për sulmin që ka ndisur ndaj Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?