Vaksina AstraZeneca

Bota

SHBA-të do të shpërndajnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për vendet në nevojë

27 Prill 2021, 09:38| Përditesimi: 27 Prill 2021, 09:51

  • Share

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, muajt e ardhshëm.

Vaksina e AstraZeneca megjithëse po përdoret në të gjithë botës, ende nuk është miratuar nga Agjencia Amerikane e Barnave.

Shtëpia e Bardhë po ndihet gjithnjë më e sigurt për furnizimin e tre vaksinave të administruar nga SHBA, sidomos për “J&J” e cila merret përmes një doze.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javët e fundit kanë qenë nën presionin e shpërndarjes së vaksinave për vendet të cilat kanë nevojë, si India e cila po përjeton një rritje të ndjeshme të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të vaksinave kundër COVID-19 që administron dhe posedon SHBA dhe pasi AstraZeneca nuk është autorizuar për përdorim, ne nuk kemi nevojë për përdorimin e saj.” tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë COVID-19 Jeff Zients.

“SHBA do t shpërndajë dozat e saj për vendet e tjera”, shtoi ai

SHBA megjithëse është vendi i parë në botë në “listën e zezë” të viktimave nga COVID-19, ka vaksinuar më shumë se 53% të popullsisë të paktën me një dozë nga tre vaksinat e administruara prej saj, Pfizer, Moderna dhe së fundmi “J&J”.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka bërë shpesh thirrje vendeve të solidarizohen edhe të ndihmojnë vendet të cilat nuk kanë mundësi ekonomike të mundësojnë doza të vaksinave anti-COVID për qytetarët.

Megjithatë ende nuk është parë një solidaritet i madh nga shtetet me mundësi ekonomike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?